Brez i gjerë
1. Lidhje e shpejtë për bartje të madhe të të dhënave. Përdoret te televizionet kabllore, interneti, rrjeti kompjuterik. Nocioni internet me brez të gjerë më shpesh i referohet qasjes së shpejtë në Internet, i cili gjithmonë është aktiv dhe më i shpejtë se qasja tradicionale.
2. Komunikim përmes sistemit i cili mbështet gamë të gjerë të frekuencave, me ç’rast porositë e njëjta mund të barten njëkohësisht.