Brendim
Procesi i markimit të organizatave, kompanive, produkteve ose shërbimeve duke krijuar dhe formësuar një brend për ta njohur konsumatorët ose përdoruesit. Strategji me të cilën ndikohet tek konsumatorët për ta njohur brendin dhe për t’u dhënë atyre arsye për ta zgjedhur ose për t’i qëndruar besnikë. Brendimi arrihet përmes mjeteve të ndryshme: përkufizimi i brendit (qëllimet, vlerat, premtimet), identiteti i brendit (emri, toni i zërit, logoja, paleta e ngjyrave, lloji i shkronjave), reklamimi dhe komunikimet (TV, radio, revista, afishe, faqe interneti, aplikacione celulare), sponsorizime dhe partneritete (gara sportive, ngjarje kulturore), dizajni i produktit (paketimi), marrëdhëniet me përdoruesit, strategjia e çmimeve, etj.