Blogosferë
Term i cili e pasqyron rritjen eksponenciale të blogimit në internet në shekullin 21. Teknologjitë e reja mundësuan që çdo përdorues i kompjuterit të krijojë blog të tij dhe të ketë disa, qindra ose milionë përdorues. Blogosfera i ngjan galaktikës me një numër shumë të madh yjesh (blogje) të cilat krijohen, mbijetojnë një kohë të caktuar dhe shuhen, për shkak të mungesës së kohës, energjisë ose përkushtimit.