Bibliografi

1. Literaturë e shfrytëzuar gjatë shkrimit të ndonjë teksti ose punimi. Ajo mund të jetë parësore, përkatësisht të përbëhet nga veprat në bazë të shembujve të të cilave është shkruar punimi dhe dytësore nga literatura që është shfrytëzuar ose konsultuar në mënyrë shtesë për të shkruar punimin. Njësitë bibliografike regjistrohen sipas një sistemi të përcaktuar referimi dhe gjithmonë sipas rendit alfabetik.

2. Listë e veprave të botuara në një fushë të caktuar ose të shkruara nga një autor i caktuar.

Anglisht

bibliography