Besimi ndaj mediave

Gjendje në të cilën publiku nuk ka dyshim  ndaj përmbajtjeve mediatike që transmetohen, veçanërisht ato të karakterit informativ. Paanshmëria dhe ndershmëria, si dhe respektimi i standardeve tjera profesionale dhe normave etike janë të rëndësishme që publiku të jetë i bindur se me të nuk manipulohet për qëllime të ndryshme. Që të ndërtojnë besim, mediat kanë për obligim që këtij t’i mundësojnë mënyrë për vlerësim të punës së gazetarisë. Besimi varet nga mbrojtja e interesit publik, kontrollimi i fakteve, besueshmëria e burimeve dhe mospërdorimi i praktikave mediatike joetike. Besimi përforcohet duke plasuar informacione të cilat me përmbajtjen e tyre i edukojnë qytetarët për zhvillimin e shoqërisë demokratike.

Anglisht

Trust in media