Kujtesë kulturore

Nocioni  kujtesë kulturore  kujtesë kolektive,  kujtesë shoqërore) shpesh përdoret për njohuri dhe interpretime të rëndësishme.  Paraqet term – ombrellë, nën të cilin mund të përfshihen mediat, praktikat, si dhe strukturat e ndryshme siç janë miti, monumentet, historia, rituali, përkujtimi dhe rrjetet neurone. Nocionin  e parë e  solli Moris Hollbvahs. Memoria Kujtesa kulturore na ndihmon t’i analizojmë marrëdhëniet ndërmjet miteve antike dhe kujtimit, për shembull që hap mundësi për përfshirjen e disiplinave tëndryshme siç janë studimet kulturologjike, psikologjia, historia, sociologjia, studimet letrare në dialogun stimulativ. Përcaktimi më i përgjithshëm i kujtesës kulturore  është se ajo paraqet veprim ndërsjellë midis aktualitetit dhe të kaluarës në kontekste socio-kulturore.

Anglisht

cultural memory

Për më shumë shih:

1. Erll, A., Nünning, A., &Young, S. B. (2008). Cultural memory studies: An international and interdisciplinary handbook: Vol. 8 =. Walter de Gruyter.

2. Halbwachs, M. (1925). Les Cadressociaux de la mémoire, par Maurice Halbwachs .. F. Alcan.