Romani grafik

Zhanër relativisht i ri letrar dhe zhanër në rritje, i cili është kombinim i vizatimeve dhe narracionit tekstual të ndërlidhur reciprokisht. Dallohet nga komikja për nga gjatësia e tij, ndërsa përmban të a.q. art sekuencial, përkatësisht rrëfim grafik përmes vizatimeve dhe tekstit, me fabule, personazhe, kronotop, tregim të plotë. Romani grafik është zhanër ndërdisiplinor. Në letërsinë botërore, veçanërisht janë të njohur romanet grafike të shkrimtares iraniane-franceze Marxhan Satrapi, ndërsa në letërsinë maqedonase shembull për romanin grafik është “Rruga” nga Matej Bogdanovski (sipas tregimit me emrin e njëjtë të S. Janevski).

Anglisht

Graphic novel