Reprezentim/Prezantim

Mënyrë e prezantimit të dikujt ose diçkaje në media. Pjesa më e madhe e njohurisë sonë është marrë përmes mediave që ushtrojnë ndikim mbi të menduarit dhe perceptimin tonë, përmes përzgjedhjes së informacioneve dhe mënyrës së prezantimit të tyre, varësisht nga ideologjia e medias. Mediat e prezantojnë dhe e interpretojnë edhe të kaluarën edhe të tashmen, dhe kështu mund të ndikojë në perceptimin tonë për çështje siç janë gjinia, raca, pakicat, varfëria, emigrantët. Prezantimi mediatik përbën version të realitetit, përmes të cilit ushtrohet ndikim mbi publikun.

Anglisht

representation