Reklamim subliminal
Teknikë e reklamimit e bazuar tek fshehja e domethënies ose formatit të porosisë propaganduese. Teoria pas kësaj teknike është se gjatë shfaqjes së porosisë në reklamën subliminale mendja e përdoruesit në mënyrë të pavetëdijshme do ta pranojë porosinë kështu që kjo do të krijojë nevojë për produkt ose shërbim të caktuar. Hulumtimet që janë realizuar deri tani për analizë të efektit të këtij tipi të reklamimit tani për tani nuk mund të vërtetojnë se reklamimi subliminal ndikon dukshëm mbi publikun.