Reklamë
1. Prezantimi publik i produktit, shërbimit ose veprimtarisë me ç’rast theksohen cilësitë e ofertës reklamuese që të tërhiqet vëmendja e konsumatorëve ndaj tij dhe që të nxitet blerja e tij. Prezantimi mund të jetë në formë të fotografisë dhe tekstit, në formë video ose audio.
2. Popullarizimi, publikimi, rekomandimi i diçkaje.
3. Në mediat komerciale në shoqëritë demokratike, reklamat janë një prej burimeve themelore të financimit, ndërsa tek ne në të kaluarën ishin të njohura si programe ekonomike-propaguese (PEP).