Referent

Një gjë ose ide për të cilën ekziston një simbol i veçantë. Kodi i referentit e drejton interpretimin për të krijuar një tregim të veçantë, që e paraqet jetën reale, por e lidh atë me jetën dhe përvojat e publikut. Sipas Roman Jakobsonit dhe modelit të tij të funksioneve të gjuhës, funksion referencial është çdo shprehje që krijohet për të theksuar diçka në realitet si p.sh. “Rruga kryesore është dy blloqe larg.” Shprehja ka funksion specifik referues për të treguar se ku mund të gjejmë ndonjë rrugë, përkatësisht bart informacion për ndonjë dukuri të vërtetë.

Maqedonisht

Референт

Anglisht

referent