Komunikim defansiv, mbrojtës

Komunikimi, përkatësisht porosia të cilën marrësit qëllimisht e interpretojnë gabimisht ose e përgënjeshtrojnë sepse është në kundërshtim me vlerat, besimin dhe botëkuptimin e tyre. Komunikimi mbrojtës ndodh kur njerëzit e dëgjojnë atë që nuk duan ta dëgjojnë. Paraqitet mospërputhjekur kryqëzohen porositë, ose kur janë në kundërshtim, ose me vlera e supozime të kundërta. Reagimi mund të ndryshojë, nga ajo që dëgjuesi të mos përqendrohet tek porosia, deri në prezantimin e gabuar qëllimisht ose të kuptuarite gabuar të motivit të dërguesit si dhe porosisë së tij/saj. Mjedisi, në të cilin mbizotëron toni i kërcënimeve krijon taktika mbrojtëse, njëjtë siç i zvogëlon mjedisi i mbështetjes. Nëse personi e di se është objekt testimi ose vlerësimi, p.sh., përgjigja e komunikimit do të jetë mbrojtëse. Gjithashtu, personi mund të shërbehet me taktika të mbrojtjes nëse konsideron se bashkëbiseduesi ka për qëllim të marrë kontroll, të tregojë superioritet. Personat janë më pak mbrojtës në situata në të cilat mbizotëron spontaniteti, empatia, barazia dhe transparenca ndaj porosisë.

Anglisht

defensive communication