Autocensurë, vetëcensurë
Heqja e qëllimshme e pjesëve të një teksti mediatik nga autori, për të cilat ai konsideron se sipas disa shkaqeve nuk mund të publikohen publikisht.
Fenomeni i vetëcensurës mund të ndodhë për arsye të ndryshme:
– kur autori konsideron se fragmente të caktuara nuk janë të përshtatshme për publikun e synuar, siç është shembulli i largimit të skenave erotike nga një tekst i dedikuar për fëmijë.
– kufizimet e jashtme të lirisë së fjalës, të cilat reflektohen në presione ose kërcënime ndaj sigurisë personale të autorit ose cenim të dinjitetit të tij, si dhe mundësinë për sanksione të caktuara ose pasoja negative shoqërore ndaj tij.
– kufizimi i hapësirës në mediat e shkruara dhe portale ose kufizimi i kohës në programin e radio ose televizionit, me të cilin autori nuk ka mundësi të publikojë tekstin e tij në tërësi.