Abreviacion

Shkurtim i fjalës ose frazës për shkak të kursimit të hapësirës dhe kohës së të shkruarit. P.sh., shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit: ATSH-së (ATSH), OKB-në (OKB), SMT-të (SMT); Kur gjymtyrët e para dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas tyre vihet një vizë lidhëse: (lejë) dy- a triditëshe, (botime) dy- e shumëvëllimëshe, (paketë) katër- a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një- a mëshumëkatëshe, (periudha) e para- dhe pasçlirimit, (enë) pesë-, dhjetë- dhe njëzetlirërshe, etj; Shkurtesat  e emrave të shteteve, të partive, të organizatave, të  shoqatave, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., RPSH, RSR, RDGJ, BRSS, SHBA, etj.; PPSH, PKSH, PKK etj.; BPSH, BRPSH, BGSH, KONARE, OKB, NATO, SEATO, UNESCO, GAT, etj.; AIESEE, FIDE, FIFA, OPEK, SVEA, UEFA, etj.; ATSH, NB, NN, SMT, UEM, USHT, TEC, AXHERPRES, AFP, MENA, VNAetj. shkurtesat e llojit: a.i. (adinterim), b.f. (bie fjala), d.v. (dora vetë), e.r. (era e re), f.v. (fjala vjen), p.sh. (për shembull) etj.; shkurtimet e njësive të masave dhe shenjat e përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin: TU-104, Boing 707, Gaz-69, Mig-21; 35 cm, 50 dm, 40 km, 28800 Km 2, 90 ha, 3 m3, 200 g, 35 kg, 70 kv, 2 l; 100%, 112%, 30% etj.

Anglisht

Abbreviation

Për më shumë shih:

Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1974.