Ad hominem
Argument joparimor, përkatësisht sulm ndaj bashkëbiseduesit. Kuptimi i fjalëpërfjalshëm i kësaj shprehje është “ndaj njeriut” ose “kundër njeriut”, ndërsa varianti i tij më i gjatë është argumentum ad hominem (në latinisht). Ka të bëjë me sulmin ose tezën e cila merret me atë se çfarë njeriu është, çfarë ka thënë diçka, e jo me atë që e ka thënë. Ndërkaq sulmohet karakteri, shprehitë ose pamja e oponentit, e nuk diskutohen idetë, pretendimet ose faktet e tij që i paraqet.