Argo

Emërtim për të ashtuquajturën gjuhë e fshehtë, përkatësisht një lloj të gjuhëve të koduara të kufizuara në një grup folësish me qëllim që të mos kuptohen jashtë grupit. Janë përdorur si gjuhë shtesë në zeje të ndryshme, në të cilat kuptimi i fjalëve është dalluar nga kuptimi i parë i pranuar. Të tilla janë edhe gjuhët e fshehta të kriminelëve, kontrabandistëve etj. Veçanërisht të shpeshtë janë emërtimet e fshehta për numrat, për shkak të pranisë në transaksionet financiare. Më parë janë përdorur vetëm gojarisht, që të mos mbeten gjurmë të shkruara për komunikim, ndërsa me zgjerimin e fushës gjeografike për bashkëpunim dhe me zhvillimin teknologjik, përdoren edhe në formë të shkruar.

Maqedonisht

Арго

Anglisht

argot