Antonime
Në semantikën leksikore, antonimia shënon marrëdhënien ndërkallëse të fjalëve me kuptim të kundërt, duke iu kundërvënë kështu sinonimisë: dua-s’dua, kam-s’kam, i fuqishëm-i pafuqishëm etj. Pranëvënia e dy fjalëve me kuptim të kundërt shpie në krijimin e figurës stilistike të quajtur antitezë, p.sh., Se të qante, kur të qeshnin; Se të veshte, kur të zhvishnin.
Maqedonisht
Антоними
Anglisht
antonyms
Për më shumë shih:
F. Leka, F. Podgorica, S. Hoxha, Fjalor shpjegues i termave të letërsisë. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1972