Anketë
Aktivitet dhe proces përmes të cilit hulumtohet opinioni publik, konstatimet e të cilave më pas publikohen dhe shpërndahen në publik. Anketat realizohen dhe përdoren si metodë e marrjes së informacioneve, mbi të cilat krijohen politikat dhe aktivitetet e institucioneve, partive politike, organizatave dhe faktorëve të tjerë. Publikimi i tyre në media ndikon në mënyrë kthyese ndaj opinionit publik në kuptimin më të gjerë, me atë që i orienton ose i cakton qëndrimet e një pjese të popullsisë. Në fushatat zgjedhore rezultatet nga anketat konsiderohen tregues kryesor për mënyrën se si votuesit do të votojnë. Raportimi mediatik për anketat ndikon ndaj elektoratit, veçanërisht nëse konstatimet sugjerojnë pajtim për çështje dhe politika të caktuara, ose identifikojnë qëndrime gjerësisht të pranuara. Prandaj, disa vende e ndalojnë publikimin e rezultateve të anketave në prag të zgjedhjeve.