Aluzion

Fjalë ose shprehje me kuptim të mbuluar, e thënë tërthorazi për dikë a për diçka; asociacion me prapavijë pozitive ose negative në kontekste të cilat janë shpesh të mirënjohura për audiencën. Një pjesë e përmbajtjeve mediatike gjatë përdorimit të aluzioneve në mënyrë të mbuluar e drejtojnë vëmendjen te ndonjë veprimtari shoqërore ose politike të dikujt, ndaj popullaritetit të personaliteteve të njohura, ndaj pamjes së jashtme, jetës personale, përcaktimit seksual të individëve ose grupeve. Shpesh përdoret në sigël dhe titujt kryesorë të lajmeve, për shkak të efektit të tij stilistik dhe gjuhësor si dhe për tërheqjen e vëmendjes. P.sh., Shkupjanët do ta përqafojnë edhe murin kinez. Revizor ose person i dyshimtë te ministrja?

Maqedonisht

Алузија

Anglisht

allusion