Akustikë
Degë e fizikës që merret me studimin e tingujve. Ndahet në akustikë të përgjithshme dhe të zbatuar. Akustika e zbatuar bashkëkohore ndahet në disa degë, nga të cilat elektroakustika dhe akustika arkitekturore janë veçanërisht të rëndësishme për mediat. Elektroakustika merret me pajisjet elektronike, që e shndërrojnë zërin në energji elektrike ose anasjelltas, siç janë mikrofoni, altoparlanti, kufjet etj. Akustika arkitekturore merret me mënyrën e përhapjes dhe mbytjes së zërit në hapësirë të mbyllur, si: sallat e koncerteve, teatrot, kinematë, studiot e xhirimit etj. Vëmendje e veçantë i kushtohet projektit të ndërtimit, si dhe llojit të materialeve.

