Aktivizëm
1. Mësim ose veprim që thekson angazhimin e përkushtuar veçanërisht në mbështetjen ose kundërshtimin e një pale për një çështje të rëndësishme ose kundërthënëse shoqërore, p.sh., aktivizmi politik, aktivizmi ekologjik.
2. Aktivitete siç janë kritika në internet, protesta, postime drejtuar autoriteteve, bizneseve të mëdha, praktikave korporative dhe mediave kryesore, nga individë, ose nga grupe që mirëmbajnë faqe interneti, gazeta. Protesta mund të shprehet edhe si humor, satirë apo veprime të fshehta dhe të shërbehet me teknika dhe mjete të kulturës popullore si një veprim i fshehtë. Grupet e aktivistëve janë të përkushtuar ndaj një kauze të caktuar për të sjellë ndryshim dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut për një temë të caktuar.
3. Teori, doktrinë ose praktikë e veprimit të zëshëm, shpeshherë militante, si protestat masive, grevat, të përdorura si mjet për të kundërshtuar një çështje, subjekt ose person kundërthënës.
4. Proces me të cilin grupet e interesit të posaçëm ushtrojnë presion mbi kompanitë ose institucionet e tjera për të ndryshuar politikat, praktikat ose kushtet që aktivistët i konsiderojnë si problematike. Paraqitet kur një grup i caktuar e konsideron një temë problematike. Aktivizmi është një nga promotorët e zhvillimit të marrëdhënieve me publikun, duke pasur parasysh se në disa nga periudhat më të rëndësishme të zhvillimit vërehet një nivel i lartë i aktivizmit sepse organizatat aktiviste i konsiderojnë marrëdhëniet me publikun të nevojshme për të shprehur qëndrimin e tyre dhe për të arritur qëllimin e tyre.