Rregullimi mediatik

Normimi ligjor i punës së mediave dhe marrëdhëniet e tyre me shtetin, politikën, biznesin, marketingun etj. I përcakton jo vetëm të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e agjencisë rregullatore dhe mediave elektronike, por edhe të ofruesve të ndryshëm të shërbimeve mediatike dhe operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik.

Parandalon pasoja të caktuara të dëmshme ndaj interesit publik, e në radhë të parë mundëson mbrojtje të qytetarëve nga keqpërdorimet nga mediat, konkurrencë të drejtë në treg dhe pamundëson përqendrim mediatik i cili mund ta rrezikojë pluralizmin mediatik. Qëllimet e rregullimit janë promovimi i lirisë së të shprehurit, zhvillimi i produksionit të pavarur të faktorëve mediatikë vendorë, mbrojtja e identitetit kulturor të qytetarëve, nxitja e dialogut publik, me qëllim të përforcimit të të kuptuarit dhe tolerancës së ndërsjellë, mbrojtja e interesave të përdoruesve, veçanërisht  personat e mitur, zhvillimi i edukimit mediatik, funksionimi transparent, i pavarur dhe llogaridhënës i  shërbimit radiodifuziv publik, zhvillimi tekniko-teknologjik i shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale, konvergjenca me komunikimet elektronike dhe me shërbimet e shoqërisë informatike, nxitja dhe zhvillimi i konkurrencës në shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe ritransmetimi i shërbimeve programore përmes rrjeteve publike të komunikimeve elektronike.

Të drejtën e zbatimit të legjislacionit mediatik e ka trupi i pavarur profesional.

Anglisht

Мedia regulation