Arketip
Kujtesa e trashëguar e përvojës së përgjithshme; forma të lindura të të menduarit, ndjenjës dhe veprimit, si rezultat i përvojës shekullore të paraardhësve tanë. Një term i zbuluar nga psikologu Karl Jung, sipas të cilit arketipi është gurthemeli i kulturës, që u mundëson njerëzve t’u përgjigjen situatave të ndryshme të jetës në mënyrën që do të ishin përgjigjur paraardhësit e tyre.

