Zhvillim jotipik
Gjendja e cila ka të bëjë me ato fëmijë që arrijnë shkallë të caktuar të zhvillimit psikofizik shumë më herët se sa bashkëmoshatarët e tyre ose se fëmijët në moshë të caktuar dhe ato fëmijë, që me zhvillimin e tyre psikofizik ngecin pas asaj që është sjellje e pritur e moshës së tyre. Zhvillimi jotipik tek fëmijët manifestohet kryesisht në tre mënyra: emocional-social, kognitiv dhe fizik dhe shpeshherë barazohet me lloje të caktuara nga spektri i autizmit.
Zhvillimi jotipik mund të paraqitet në moshë të ndryshme dhe të manifestohet në mënyra të ndryshme të shumta. Prandaj një prej detyrave më të rëndësishme të mësimdhënësve dhe pedagogëve është që ta ndjekin me vëmendje çdo fëmijë dhe t’u kushtojnë vëmendje prindërve nëse vërejnë simptome të zhvillimit jotipik.