Zhanër
1. Grupim i përmbajtjeve mediatike sipas karakteristikave të përbashkëta, në strukturën e medias në të cilën realizohen. Njihet në rubrikat (politikë, kulturë, sport), gazetat dhe revistat tematike (kuzhinierë, gazetë e shpalljeve dhe libra me ilustrime), llojet e filmave (komedi, aksion, horror), format e informimit elektronik (gazeta online, portale, blogje, rrjete sociale) etj. Zhanret kalojnë nëpër faza të popullaritetit dhe evoluojnë në aspekt të konvencioneve për krijim, p.sh., formati ilustrues i raporteve televizive të motit, diversiteti funksional-stilistikor në gjuhën e lajmeve, përfshirja e publikut në emisionet e radios dhe televizionit. Janë të rëndësishme edhe për publikun – përzgjedh përmbajtjet mediatike sipas interesit dhe për producentët – krijojnë përmbajtje mediatike për grupe të ndryshme përdoruesish dhe zhvillojnë metodologji përkatëse të punës.
2. sin. skenë e zhanrit, fotografi e zhanrit. Bartje, “pasqyrim” i situatave nga jeta e përditshme në përmbajtjet mediatike, si: futje të shenjës “sipas një ngjarje nga jeta” në siglën e filmave; skenografia e studios në emisionet televizive sipas pamjes së dhomës së pritjes, kuzhinës, kopshtit; studio të zhvendosura në ambient “real”; shfaqja e fotografive të shtëpive ose raportim për aktivitetet ditore të personaliteteve të njohura në mediat e shtypit dhe elektronike.
Maqedonisht
Жанр
Anglisht
genre
Për më shumë shih:
https://sk.sagepub.com/reference/hdbk_mediastudy J. D. H. Downing, D. McQuail, Ph. Schlesinger& E. Wartella, The SAGE Handbook of MediaStudies, SAGE Publications, Inc., 2004.