Zhargon

Përmbledhje fjalësh, konstrukte sintaksore dhe sintagma me të cilin njerëzit merren vesh në jetën e përditshme. Në përgjithësi zhargon quajmë çdo varietet folës të një gjuhe që shërben për komunikim brenda një grupi të caktuar shoqëror, që në një mënyrë anëtarët i lidh interesi i përbashkët ose mënyra e jetesës që mund të jetë i përcaktuar edhe sipas territorit. Zhargoni në gjuhë si shprehje alternative, hynë nga anë të ndryshme: nga grupet e mbyllura ose subkulturat siç janë: adoleshentët dhe studentët, muzikantët e rokut, narkomanët, kriminelët, banda rrugaçësh, zejtarët, sportistët, kumarxhinjtë etj. Nga ana tjetër zhargoni në të folur është punë e stilit i shabllonizuar, nuk është imagjinues dhe kreativ dhe vlerësohet si negativ (zhargonet profesioniste, si ai mjekësor, juridik e sidomos ai politik).

Maqedonisht

Жаргон

Anglisht

jargon

Për më shumë shih:

M. Ibrahimi, Fjalor i zhargoneve dhe eufemizmave shqiptare, Interlingua, 2009