Censurë
Kontroll i asaj të cilën njerëzit mund ta thonë, dëgjojnë, shkruajnë ose lexojnë. Në shumicën e rasteve kontrolli i tillë vjen nga institucioni qeveritar ose nga grupe të ndryshme private. Censura mund të jetë për libra, gazeta, revista, filma, programe të radios dhe televizioit, postime në internet dhe fjalime. Gjithashtu mund të ndikojë edhe ndaj muzikës, artit figurativ, skulpturës dhe arteve tjera. Censura është kufizim nga autoritetet, zakonisht i lirive kryesore – të besimit, të shprehurit, lëvizjes, tubimit dhe qasjes tek informacionet. Forma më e shpeshtë e censurës është vetëcensura – përkatësisht kur diçka nuk thuhet për shkak të rrezikut nga censura e jashtme ose sanksionet – nga ligji, organizatat dhe grupet të cilat mund të bëjnë presion dhe censurë paraqitet për shkak të lëshimit ose shmangies së bërë.