Zbulim afirmativ
Publikimi i cilësive të dëmshme, kufizimeve ose mangësive të produktit të reklamuar, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit nga mashtrimi ose nga pasojat tjera joetike. Kjo bëhet në përputhje me ligjet dhe rregulloret e shtetit dhe shpesh nuk është i dëshirueshëm nga ai që e reklamon produktin. Zbulimi proaktiv nuk ka të bëjë vetëm me cilësitë e ndonjë produkti por edhe me informacionet dhe ofertat që përfshijnë dhurata, kthim të parave ose baste në para.