Lloj i nxënësit, stil i të mësuarit

Njerëzit i perceptojnë ndryshe perceptimet e ndryshme dhe informacionet që i marrin prej tyre, e së këndejmi në procesin arsimor, paraqiten kryesisht katër lloje të stilit të të mësuarit dhe kombinimeve të tyre: vizualisht (përmes vizatimeve dhe pikturave, në mënyrë grafike), auditive (përmes dëgjimit), tekstualisht (përmes leximit dhe të shkruarit) dhe kinestetike (me lëvizje, aksion fizike). Sipas kësaj, llojet e ndryshme të nxënësve ose atyre që mësojnë në mënyrë të caktuar, janë ato vizuale, auditive, tekstuale dhe kinestetike. Personi mund të mësojë në mënyra të ndryshme, me kombinime të këtyre stileve, dhe prandaj është me rëndësi procesi mësimor-edukativ të përshtatet ndaj llojeve të ndryshme të nxënësve, e jo vetëm ndaj një lloji ose një stili të mësimit.

Anglisht

Type of learner, Learning style