Jofiksion
Lloj i letërsisë që është plotësisht referenciale, përkatësisht ka të bëjë me realitetin. Jofiksioni mund të paraqesë tekst mediatik, ese, përmbledhje esesh ose rubrikë, si dhe lloj tjetër tekstesh që mund të shkruhen në stil publicistik ose shkencor-popullor, si tekste filozofike, sociologjike ose politike. Jofiksioni është nocion më i gjerë për fejtone, kronikë, shënime autobiografike, memoare dhe lloj tjetër të prozës dokumentaristike.