Dezinformatë
Informatë e cila është e gabuar dhe qëllimisht e krijuar për t’i shkaktuar dëm personalitetit, grupit, organizatës ose shtetit. Termi “dezinformata” përdoret në mënyrë më intensive pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA në vitin 2016. Në studimin e Kler Vardëll dhe Husein Derakshan për të a.q. çrregullim informativ (information disorder) me kërkesë të Këshillit të Evropës, vendosen themelet për kuptimin dhe studimin e pasojave afatshkurtëra dhe afatgjate, të cilat mund t’i ketë ky lloj çrregullimi mbi proceset politike dhe proceset tjera shoqërore, si dhe besimin tek institucionet. Korniza e tyre konceptuese dallon tre elemente të çrregullimit informativ, secila e ndarë në tre pjesë të veçantë:
- Tre lloje të çrregullimit informativ: informacion i rrejshëm (ang. disinformation), informacion i gabuar (ang. misinformation), dhe informacion dashakeqës (ose dëmtues) (ang. malinformation);
- Tre faza të çrregullimit informativ: krijimi, prodhimi dhe shpërndarja;
- Tre elemente të çrregullimit informativ: ndërmjetësuesi, porosiadhe interpretuesi.
Në vitin 2018 Komisioni Evropian i përkufizoi dezinformatat si “informata të rremeose mashtruese, të cilat krijohen, paraqiten dhe shpërndahenme qëllim që të fitohet dobi e caktuar ekonomike ose të shkaktohet lajthitje e qëllimshme e publikut, e cila mund të shkaktojë dëm publik”.
Nocionet “informacione tërreme” (dezinformata) dhe “informacione të gabuara” (misinformacione) shpeshherë përputhen për kah përmbajtja, por dallohen për kah qëllimi, përkatësisht nëse dikush qëllimisht i krijon dhe i përhap që të shkaktojë dëm ose për të realizuar dobi, ose jo qëllimisht, duke besuar se ato janë vlerësuar se janë të sakta. Megjithëse shpesh gërshetohen, nocioni dezinformatë nuk duhet të njëjtësohet me nocionin “lajme tërreme”. Shih. lajme tërreme.