Rendi i fjalëve
Renditje e fjalëve në fjali. Çdo kumtim përbëhet të paktën prej një fjalie dhe çdo fjali përbëhet prej fjalësh. Fjalët i radhitim sipas rëndësisë dhe funksionit që kanë. Folësi në radhë të parë e thotë atë që e konsideron si më të rëndësishme dhe pastaj atë e plotëson me të dhëna të tjera. Kjo radhitje e gjymtyrëve luan rol në formësimin e fjalisë dhe, përveç të tjerash, është edhe mjet i rëndësishëm stilistik. Meqë në gjuhën shqipe fjalët e lakueshme e të zgjedhueshme marrin mbaresa të ndryshme, funksioni sintaksor i tyre del i qartë pavarësisht nga vendi i përdorimit në fjali. Prandaj themi se rendi i gjymtyrëve në fjali në gjuhën shqipe, në përgjithësi, është i lirë, p.sh.
Maqedonisht
Збороред
Anglisht
wordorder
Për më shumë shih:
1. Ne i çmojmë shumë meritat e luftëtarëve të lirisë;
2. I çmojmë shumë ne meritat e luftëtarëve të lirisë;
3. Meritat e luftëtarëve të lirisë i çmojmë shumë ne.