Realitet virtual
Teknologji që mundëson bashkëveprim me mjedisin e simuluar kompjuterik, pavarësisht nëse është real ose i sajuar. Shpesh është simulim vizual, i shfaqur në ekranin kompjuterik ose me ndihmën e ekraneve stereoskopikë të posaçëm, por disa simulime janë me informacione shqisore shtesë, si zëri i krijuar përmes altoparlantëve ose kufjeve. Mjediset e simuluara mund të jenë të ngjashme me botën reale (si simulimi i pilotimit të aeroplanit), por edhe të ndryshme rrënjësisht (si lojërat VR).