Kulturë gjuhësore/kulturë e të shprehurit
Njohje e gjuhës standarde dhe përdorimi i saj në komunikimin gjuhësor. Si shprehje individuale dhe shoqërore, nënkupton kujdes të vazhdueshëm për cilësinë e të folurit, të shkruarit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe për tolerancën gjuhësore në komunikimin personal dhe në komunikimin në të gjitha fushat e shoqërisë. Është e ndërlidhur reciprokisht me nivelin e kulturës së përgjithshme dhe me njohjen e stileve funksionale si dhe gjuhëve të huaja. Më së shumti pasqyrohet tek kultura e të folurit, përkatësisht tek aftësia për të komunikuar gojarisht, në të cilën del në pah shqiptimi i tingujve, theksimi, intonacioni, shpejtësia e të folurit, mënyra e përfshirjes në bisedë, kultura e të dëgjuarit, të pyeturit, e dhënies së përgjigjes etj.