Faksion

[Kompozitë e faktit dhe fiksionit] Faksioni ose dokudrama ka të bëjë kryesisht me programet dokumentare televizive, në të cilat aktorët i rikrijojnë jetët e personaliteteve historike ose luajnë rolin e personaliteteve të njohur nga e kaluara e afërt. Për producentët televizivë, faksioni është sintezë ideale e arsimit, informacioneve dhe argëtimit, megjithëse janë shumë përzgjedhës dhe thellësisht të ngjyrosur nga perspektivat bashkëkohore. Kur fiksioni paraqitet si dokumentar, vepra konsiderohet si dokumentar i rrejshëm dhe ka për qëllim ta analizojë kufirin ndërmjet reales dhe imagjinares.

Maqedonisht

Факција

Anglisht

faction