Porosi
Të dhëna ose përmbajtja e cila mund të merret, qaset, ruhet dhe përsëri të përdoret. Porosia është formë e komunikimit të informacioneve, ndjenjave, ideve që barten në një proces të caktuar të komunikimit. Sipas Roman Jakobsonit gjuha është mjet për komunikim, ndërsa modeli të cilin e ofron për ta përshkruar procesin e komunikimit përbëhet prej gjashtë komponentëve: dërguesi, marrësi, mesazhi, kanali, kodi dhe konteksti. Porosia është copëz informacioni, të cilin e dërgon një person (dërguesi, adresanti) tek një person tjetër (marrësi, adresati), ikrijuar në një kod të caktuar (gjuhë), të dërguar përmes kanalit të caktuar (komunikim verbal ose joverbal) në kontekst të caktuar.