Polarizim
I referohet qasjes për të menduar ose folur në kuadër të skajshmërive të kundërta ose përmes prizmit të a.q. “opozita binare”. Çdo gjuhë ka çifte të ndryshme të kundërta nocionesh (antonime), por në realitet gjendjet janë zakonisht shumë më të ndërlikuara. Polarizimi përpiqet që gjendjet dhe problemet e ndërlikuara t’i thjeshtojë dhe t’i paraqesë ato si një përplasje vetëm e dy palëve ose forcave. “Gjuha jonë nxit ndarjen e realitetit të kundërshtive të rreme. Polarizimi përbëhet nga vlerësimi i asaj që ne e perceptojmë kështu që atë do ta vendosni në dy skajet e një vazhdimësie dhe do të bëni që të dy polet të duken si reciprokisht përjashtuese. Për shembull, nëse jeni të sinqertë, nuk mund të jeni të pasinqertë” (MekGro-Hill, 1985). Polarizimi bazohet në mohimin e ndërlikimit të gjendjes, si dhe në forcimin e dualizmit në baza të ndryshme, siç janë e mirë-e ligë, përpara-prapa, njeri-kafshë etj.
Maqedonisht
Поларизација
Anglisht
polarization
Për më shumë shih:
The Dynamics of Human Communication, McGraw-Hill, 1985.