Gazetari profesionale/gazetari
1. Grumbullim i informacioneve, shkrimi, përgatitja dhe shpërndarja e lajmeve, si dhe komenteve relevante përmes mediave.
2. Veprimtari letrare e publicistike në mjetet e komunikimit masiv (në shtypin ditor dhe periodik, radio dhe televizion). Termi fillimisht është përdorur për njoftim për ngjarje aktuale në formë të shtypur (gazeta, revista), ndërsa sot përfshin edhe formate tjera (gazetari në radio, televizion dhe online). Gazetaria profesionale karakterizohet me model të strukturuar të punës, përkatësisht ndarje të gazetarëve në redaksi (redaksi politike, ekonomike, sportive, kulturore etj.), lloje dhe nënlloje të profileve të punës (redaktor, reporter, kameraman, fotoreporter etj.).