Denotacion

Shënon kuptimin themelor, të drejtpërdrejtë, neutral të ndonjë fjale ose shprehje; që nuk zhvillon asociacione të reja për ndonjë kuptim: gjysh ‘babai i nënës ose babait’, semafor ‘pajisje sinjale për rregullimin e trafikut’, ari i madh ‘ari me trup të madh’, shih. Konotacion.

Maqedonisht

Денотација

Anglisht

denotation